Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi: Nexhmije Pagarusha i dha vlera të përjetshme muzikës shqipe

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e “Bilbilit të Kosovës’, Nexhmije Pagarusha.

Presidenti është shprehur se ‘Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar’.

Postimi i plotë i Thaçit:

 

 

Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës! HTH