Sport
Presidenti i Federatës së Xhudos: Majlinda është një nga sportistet më të mëdha në botë

Vizer sonte do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2019 nga KOK-u, ndërsa të premten do të marr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë.
“Kam ardhur me ftesë të KOK-ut, ku nesër do të bëjmë edhe përurimin e shtatores së Majlinda Kelmendit. Majlinda nuk është vetëm njëra nga xhudistët më të mëdha në botë, por ajo është një nga sportistet më të mëdha në botën e sportit. Kosova duhet të jetë krenare me të arriturat e saj”, ka thënë Vizer, njofton faqja zyrtare e KOK-ut.
Vizer njihet si mik i madh i Kosovës. /Lajmi.net/






















