Sport
Presidenti i Atletico zbulon arsyen e dështimit të transferimit të Cavani

Atletico Madrid kishte objektiv kryesor transferimin e Edinson Cavani dhe besohej se një gjë e tillë ishte punë e kryer.
Por, në ditën e fundit të merkatos u kuptua se Cavani nuk do t’i bashkohet gjigantit spanjoll, dhe së fundmi presidenti Cerezo ka folur lidhur me këtë çështje.
“Ndonjë ditë do të tregoj pse Cavani nuk erdhi këtu dhe ata do të thonë se kam të drejtë” ka thënë Cerezo, transmeton lajmi.net.
“Nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt, por mendoj se është turp për situatën e disa lojtarëve me të afërmit dhe përfaqësuesit e tyre. Ne nuk jemi këtu për t’u vjedhur ose për të bërë gjëra të çuditshme” ka shtuar presidenti i Atleti.
‘Mundo Deportivo’ ka raportuar se agjenti i Cavani dhe vëllai i lojtarit i kanë kërkuar Atleticos 18 milionë euro.
Pas një kërkese të tillë, ‘Rojiblancos’ janë tërhequr nga gara për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/






















