Connect with us

Sport

Portieri i PSG: Di Maria e urren shumë Manchester Unitedin

Published

on

Argjentinasi, që u ble si top transferim nga ‘Djajtë e Kuq’, nuk bindi fare me paraqitjet e tij te klubi anglez, për pasojë u radhit si një ndër nënshkrimet më të dështuara që drejtuesit kishin siguruar.

Bazuar në deklaratat e bashkëlojtarit të tij te skuadra e PSG-së, Martin Bulka, 32-vjeçari akoma ndjen urrejtje për ish-kampionët e Premierligës, duke shtuar se kur e sheh këtë skuadër në television, futbollisti ndërron kanalin.

“Ai nuk ka kujtime të mira atje. Në fakt kur diçka në lidhje me Manchester United shfaqet në television, ai ndërron kanalin”, deklaroi Bulka për kanalin e Youtube, Foot Truck, transmeton lajmi.net.

Që prej largimit të tij për në Paris, futbollisti e ka kthyer shkëlqimin që kishte dikur te Real Madridi.

Gjatë këtij sezoni me ekipin parisien, Di Maria ka arritut të shënojë tetë gola dhe 14 asistime në 25 paraqitje të tij në Ligue 1. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK