Connect with us

Kosovë

Pompeu i dërgon letër Vuçiqit, i bën me dije se SHBA pret normalizim raportesh Kosovë-Serbi

Publikuar

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, uroi sot Serbinë në Ditën e Pavarësisë përmes një letre ku ka përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë marrëdhëniet me Serbinë dhe kanë në vizion një Serbi demokratike, të zhvilluar ekonomikisht që është në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar në Europë”, thuhet në deklaratë.

Pompeo gjithashtu në këtë letër ka thënë se SHBA është e përkushtuar që t’i mbështesë serbët për rrugën e tyre drejt pranimit në BE, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi të inkurajuar nga ngjarjet e fundit që janë tregues i hapave drejt lehtësimit të investimeve, turizmit dhe lidhjeve tregtare me Kosovën. Ne jemi optimistë që Serbia dhe Kosova do të bëjnë përparime të mëtejshme në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë. Vendet tona kanë qëndruar krah për krah në të dy luftërat botërore dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për një kohë të gjatë integrimin europian të Serbisë”.

Ai deklaroi se “shumë amerikanë të shquar me origjinë serbe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për shoqërinë amerikane, por për botën dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot”.

“Ne besojmë se viti i ardhshëm do të sigurojë mundësi për të forcuar më tej lidhjet Serbi-Shtetet e Bashkuara dhe të fillojë një fazë të re emocionuese të miqësisë sonë”, shkruan mediumi serb “Beta”.

Maqedoni58 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri1 hour ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK