Connect with us

Kosovë

Pompeo takohet me Thaçin: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Publikuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është takuar me zyrtarë të lartë amerikan.

Dje i pari i shtetit ka zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm me sekretarn e shtetit Mike Pompeo.

Pompeo në një njoftim në Twitter, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën.

Për ta takimin shkroi edhe zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Mike Ortagus, e cila tha se sekretari Pomeo pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve.