Connect with us

Lajme

Pompeo: Krimea është e humbur

Publikuar

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, besohet se ka thënë se Ukrainë e ka humbur Krimenë karshi Rusisë përgjithmonë.

Nga raportimet e mediave ukrainase besohet se është thënë gjatë një takimi me dyer të mbyllura, shkruan Themoscoëtimes, transmeton Klan Kosova.

Këtë pohim Pompeo e ka bërë gjatë ditës së premte në takimin me anëtarët e shoqërisë civile në Ukrainë gjatë vizitës së ka pasur gjatë fundjavës në vendet ish sovjetike.

“Ai ka thënë se Krimea është humbur”, ka treguar Yelena Trehub, kryetare e një prej shoqatave joqeveritare mbikëqyrëse në Ukrainë.

“Akterët botëror janë mirë të vetëdijshëm se Krimea është humbur”, ka përsëritur Trehub fjalët e Pompeo.

“Rusia nuk është vend prej të cilit ju mund të merrni diçka”, thuhet të ketë thënë Pompeo.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK