Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi edhe një veturë e FSK’së

Publikuar

Një aksident në afërsi të liqenit të Badovcit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mes tri veturave të përfshira është edhe një e FSK-së, shkruan Periskopi.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet që kam deri më tani,një person është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK