Connect with us

Kosovë

Podujeva në zgjedhje: Ky është njeriu i fuqishëm nga i cili kishte frikë Agim Veliu dhe iku te Kurti

Publikuar

Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Komunës së Podujevës duke pranuar të bëhej ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti. Kjo e çon Podujevën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe drejt një pasigurie për bastionin e vjetër të LDK-së që rrezikohet nga Vetëvendosje.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017, Agim Veliu i kishte marrë 18 mijë e 872 vota ose 48,15 për qind për të marrë vendin e parë në zgjedhje.

Në raundin e dytë ai u përball me z.Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje që i kishte marrë 11 mijë e 671 vota ose 29,77 për qind, shkruan Periskopi.

Por, në raundin e dytë ose siç njihet popullorçe “balotazh”, Veliu fitoi bindshëm duke i marrë 20 mijë e 27 vota ose 63,78 për qind krahas 11 mijë e 373 votave [dmth duke i humbur edhe 300 vota të tjera] ose 36,22 për qind.

Pyetja që secili e ka në mendje aktualisht është ajo se kush do të jetë pasardhësi i z.Veliu si kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës.

Marrë parasysh votat për këshilltarë komunalë, emri i tij është fare i qartë: Fatmir Gashi. Z.Gashi i kishte fituar 15 mijë e 302 vota në zgjedhjet e fundit lokale duke qenë asamblisti më i votuar në Podujevë, dhe një ndër më të votuarit në Kosovë me një numër të tillë votash.

Nuk dihet nëse Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet komunale në Podujevë që pritet të shpallen shpejt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK