Connect with us

Sport

Po shkëlqen me Interin, Lautaro “jo” Mançesterëve për… Barcelonën

Publikuar

Lautaro Martinez ka refuzuar dy klubet e Mançesterit sepse në mendjen e tij është vetëm Barcelona.

Ky është lajmi që raporton “Dailymail” ditën e djeshme dhe thotë se si Junajtid ashtu edhe Siti kishin kontaktuar në merkaton e janarit me menaxherin e futbollistit në mënyrë që të kishin shanse dhe besim për “El Toron”, por në fakt ai nuk ka dashur që t’i vazhdojë këto bisedime.

I nxitur nga Interi në mënyrë që të fokusohet te ky kampionat dhe tek objektivi për titullin kampion, Lautaro u ka kthyer përgjigje negative drejtuesve të dy skuadrave angleze. Në fakt, në mendjen e tij është Barcelona.lautaro-martinez-6-e1578349504476

Lionel Mesi e ka përzgjedhur si sulmuesin e duhur për të zëvendësuar Luis Suarezin. Lautaro Martinez ka klauzolë 111 milionë euro me Interin, por këta të fundit po punojnë për t’ia hequr këtë dhe për të rinovuar./panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK