Connect with us

Ndryshe

Plaku 101 vjeçar italian aplikon të qëndrojë në Britani pas Brexitit: Ia kërkojnë prindërit për të dëshmuar

Publikuar

me

Një plak italian që ka qenë në Londër që nga viti 1966 dhe që është 101 vjeçar ka treguar se Zyra e Administrimit Civil i kishte kërkuar që të merrte prindërit për të konfirmuar identitetin e tij, kur kishte aplikuar të qëndronte në Britani në periudhën pas-Brexitit.

Si duket kompjuteri i zyrtarit kishte menduar që plaku 101 vjeçar ishte në fakt një bebe 1 vjeçare.

Emri i tij ishte Giovanni Palmiero dhe ai tha se i duhej prania e nënës dhe babait kur bëri aplikimin për të qëndruar në Islington të Londrës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Kur vullnetari që kishte ndihmuar Palmieron, e kishte skanuar pasaportën e tij për të ndarë të dhënat biometrike me Zyren e Administrimit Civil, sistemi e kishte vendosur gabimisht datën e lindjes nga 1919 në 2019.

“Menjëherë e vërejta që diçka ishte gabim sepse kur i skanova pasaportën, i importoi të dhënat e tij biometrike jo si 1919 por si 2019. Më pas u tejkalua seksioni për njohjen e fytyrës që aplikohte te ata që ishin poshtë moshës 12 vjeçare,” tha Dimitri Scarlato, që punon për një organizatë që ndihmon qytetarët me origjinë italiane.

Më pas, ata i kishin kërkuar detajet e banimit të prindërve të Palmeros.

“Isha i befasuar. I telefonova Zyres Civile dhe i humba gjysmë ore kohë që t’jua shpjegoja se ishte faji te aplikacioni dhe jo te unë,” tha z.Scarlato.

Më pas zyra civile e kishte pranuar fajin për këtë rast. /Periskopi

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com