Connect with us

Sport

Pesë gola, dy kartonë të kuq e spektakël – Barcelona del me tre pikë nga ‘Benito Villamarin’

Publikuar

Skuadra e Quique Setien u befasua në fillim, kur Sergio Canales (6’) realizoi nga pika e bardhë. Mysafirët reaguan shpejtë duke barazuar me anë të Frenkie de Jong (9’).

Barca e pa edhe njëherë veten në disavantazh, pasi goditja e fuqishme e Nabil Fekir (26’) ishte e pakapshme për portierin Ter Stegen. Fundi i pjesës së parë solli edhe një gol, me autor Sergio Busquets (45+3’) që vendosi baraspeshën për të dytën herë në ndeshje.

Në 45 minutëshin e dytë, katalanasit shtuan sulmet dhe arritën golin e fitores përmes Clement Lenglet (72’).

Pikërisht dy golashënuesit, Fekir (76’) dhe Lenglet (79’) u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë, por deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat.

Barcelona mbetet prapa Realit lider me tre pikë më pak, 49 respektivisht 52, teksa Betis në vendin e 13 ka 28 pikë. /Lajmi.net/