Connect with us

Bota

Përmbytet autobusi i shkollës – fëmijët fluturojnë në ajër

Publikuar

me

Një kamera sigurie ka filmuar momentin e aksidentit kur një autobus i shkollës goditet nga një automjet e më pas përmbyset.

Pamja e fëmijëve që fluturojnë në ajër, mbetet e tmerrshme për prindërit e fëmijëve.

Autobusi u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua.

Pamjet e publikuara nga Ohio State Highway Patrol tregojnë 25 nxënës të hedhur në tavanin e autobusit pasi ajo goditi makinën në kryqëzimin e Rrugës Shtetërore 13 dhe Shtetit 204.

Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset.

Shoferi 74-vjeçar Danny Hupp dëgjohet duke folur me qetësi duke u thënë fëmijëve të shpëtojnë duke dalë nga dritaret dhe dalja e urgjencës.

Hupp dhe tetë nga studentët kishin nevojë për trajtim spitalor për lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Shoferi i makinës, që shkaktoi aksidentin Joseph Thornton, 42-vjeç, u dërgua në spital me lëndime të rënda, ai ishte duke lëvizur pa patentë./tch

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com