Connect with us

Bota

Përmbyset Bideni: Sondazhi i ri kombëtar e vendos Sandersin si president të ri të ShBA-ve

Publikuar

me

Bërni Sandërs [Bernie Sanders] ka arritur që të rrëmbejë vendin e parë në sondazhet kombëtare mes kandidatëve demokratë, ndërsa mbështetja për Joe Bidenin ka rënë ndjeshëm.

Në prag të preliminareve të New Hampshire, mundësia e dytë për demokratët që të votonin, Universiteti i Quinnipiacit bëri një sondazh në të cilin senatori nga Vermonti, Sandërsi, i kishte 25 për qind të votave.

Në të njëjtin kohë, sondazhi, që u bë pasi z.Biden doli në vendin e katërt në Iowa, e vendoste zëvendës-presidentin 9 pikë më poshtë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Michael Bloomberg, ish kryetari i New Yorkut doli në vendin e tretë, para Elizabeth Warrenit dhe Pete Buttigiegit.

Në një sondazh tjetër ndërkohë, z.Biden qëndronte më mirë, ndërkohë që Sandërsi kishte vetëm 20 për qind të mbështetjes, kurse Michael Bloomberg i kishte pesëmbëdhjetë sosh.

Elizabeth Warren, kandidatja më e përgatitur në mesin e demokratëve, ka rënë në të gjitha sondazhet me vetëm 11 për qind pa ndonjë arsye të gjithë-pranueshme.

Po ashtu, sondazhi vuri re se Sanders, Biden dhe Bloomberg do të arrinin që ta mposhtnin kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Warren dhe Buttigieg do të mbesnin baraz./Periskopi

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com