Connect with us

Lajme

Përgjimet s’mund të jenë dëshmi, ja detajet e tjera të Propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike?!

Publikuar

me

Propozim-ligji për Prokurorinë Publike parashikon që materialet e përgjuara joligjore të mos mund të përdoren si bazë për padi dhe as dëshmi në gjykatë. Versioni i propozim/ligjit që ka arritur në Kuvend ndryshon në disa nene nga versioni që është diskutuar deri më tani, e sidomos në nenin 110 i cili ka qenë më i kontestuar nga opozita maqedonase, raporton Alsat-M. Me këtë dispozitë, duket se është pranuar një nga kërkesat më të mëdha të VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë kërkuar që materialet e përgjuara të mos përdoren si bazë për padi dhe si dëshmi në gjykatë.

“Prokuroria publike nuk mundet ta bazojë padinë në materialet e përgjuara joligjore. Përjashtim nga paragrafi (1) i këtij neni janë lëndët e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave kriminale që lidhen dhe që dalin nga përmbajtja e materialeve të përgjuara të dorëzuara në gjykatën kompetente deri më 30 qershor të vitit 2017… Materialet dhe transkriptat e materialeve nga materialet e përgjuara ilegale për lëndët e ngritura deri më 30 qershor 2017 mund të shfrytëzohen vetëm si indicie dhe për to nuk mund formohet akt-padi ose propozim-padi dhe të njëjtat nuk mund të propozohen dhe përdoren si dëshmi në procedurë për akt-padinë ose propozim-padinë”, thuhet në nenet e propozuara, sic ështën neni 110. Propozim-ligji parashikon që materialet e përgjuara në lëndët e ndritura deri më 30 qershor të vitit 2017 të asgjësohen në afat prej tre muajsh pas përfundimit të procedurës. Propozimi po ashtu parashikon që të gjitha materialet tjera nga përgjimet ilegale të mos mund të ridëgjohen ose përdoren për hetim.

Mbetet e pandryshuar dispozita që rregullon zgjedhjen e kryeprokurorit publik. Kërkesa e opozitës që kryeprokurori të propozohet nga opozita nuk është bërë pjesë e propozim-ligjit për Prokurorinë publike i cili ka hyrë në procedurë parlamentare. Për Prokuror publik, sipas propozimit zyrtar, mund të zgjedhet person me stash të pandërprerë pune prej të paktën dhjetë vitesh si prokuror publik ose gjykatës në fushën e të drejtës penale. Me veprat e krimit të rëndë parashihet të merret Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë./Alsat-M

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com