Connect with us

Kosovë

Për çfarë akuzohej Ilir Tolaj i cili u dënua me 3 vjet burgim

Publikuar

Ish -sekretari i Përgjithshëm I Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, është dënuar sot nga Gjykata e Apelit me tre vjet burgim.

Por për çfarë akuzohej ish sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë?

Ilir Tolaj akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës  për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrimi”, dhe “Shmangia nga tatimi”, në bashkëkryerje.

Aktakuza kishte të bënte me katër aktivitete të prokurimit publik, të iniciuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2011,  ku sekretar i Ministrisë ka qenë Ilir Tolaj,

“Klasifikimi dhe shkatërrimi i barnave me afat të skaduar”, “Furnizim me infuzione”, “Renovimi gjeneral i aneksit të emergjencës ekzistuese në QKUK” dhe “Renovimi gjeneral dhe adaptimi i katit përdhes në Klinikën Interne në repartin e ri për dializë në QKUK”, ku si pasojë e shkeljeve ishte dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë rreth 700,000.00 euro.

Sipas aktakuzës gjatë periudhës kohore 23 maj 2011 deri më 31 dhjetor 2011, në bashkëveprim i kanë sjellë përfitime kompanisë “KMI” SHPK Drenas me pronar Arian Lleshin dhe Shpend Aganin në vlerë prej 400 mijë euro

Gjykata Themelore e Prishtinës më 25 tetor të vitit 2019 i kishte shpallur të pafajshëm Tolajn dhe katër të tjerët.

Por lënda është rikthyer në rigjykim në Gjykatën e Apelit, i cili mori vendim dënues për grupin.

Bekim Fusha, që për kohën kur është akuzuar ka qenë shef i departamentit farmaceutik në MSh, është dënuar me 2 vjet e 4 muaj.

Zenel Kuçi, që ka qenë menaxher i prokurimit në MSh në atë kohë, është dënuar me 2 vjet e 8 muaj.

Aktgjykim dënues ka edhe për tre inspektoret.

Valentina Haxhijaj, Florije Tahiri dhe Remzije Thaqit sipas komunikatës se Gjykatës se Apelit janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht./Periskopi/

Shqipëri23 seconds ago

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, del para Gjykatës daja i deputetes Zegjine Çaushi

Lajme1 hour ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë1 hour ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë4 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri6 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni11 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

NA NDIQ NË FACEBOOK