Connect with us

Kosovë

PDK bojkotoi mbledhjen e Kryesisë, deklarohet Vjosa Osmani

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se PDK nuk e ka njoftuar zyrtarisht kryesinë se do të bojkotojë mbledhjen.

Osmani e ka quajtur veprim të panevojshëm bojkotin e PDK-së, duke thënë se ajo nuk e ka hequr fotografinë e Presidentit Hashim Thaçit nga zyra e saj, por vetëm e ka zhvendosur atë.

“E konsideroj të panevojshëm sepse fotografia e Presidentit aktual në asnjë moment nuk është larguar nga ana e kabinetit tim. Por vetëm është zhvendosur. Ligji për protokollin e sqaron qartë se fotografia duhet të jetë brenda institucionet, pra përderisa është brenda kësaj ndërtesa vendi nuk është I rëndësishëm”, tha Osmani.

Osmani është pyetur nga gazetarët se si i arsyeton veprimet e opozitës së kaluar (LDK e LV) të cilat bojkotonin mbledhjet e kryesisë së Kuvendit.

Osmani u arsyetua duke thënë se asokohe trajtoheshin çështje që kishin të bënin me cenimin territorial të vendit./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK