Kosovë
PDK: Albin Kurti pa plan qeverisës, t’i ndalë veprimet e paligjshme ndaj administratës së pavarur (LIVE)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj dhe Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, kanë mbajtur sot konferencë për media për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tyre, edhe pas 5 muajve nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk ka ofruar një program qeverisës.
“Në mungesë të një vizioni të qartë z. Kurti si Kryeministër ka ndërmarr veprime që sulmojnë në thelb administratën e pavarur të shtetit. Për Partinë Demokratike janë të kuptueshme dhe të pranueshme veprimet ligjore e që kanë për qëllim mbrojtjen e institucionit. Mirëpo, është mëse e qartë që kjo qeveri nën petkun kinse të ligjshmërisë ka filluar një spastrim me agjendë politike brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Shembull është rasti i drejtorit të doganave, që kishte ardhur në këtë pozitë pas një konkursi transparent dhe të mbikëqyrur nga Ambasada Britanike, madje në kohën sa në krye të Ministrisë së Financave ishte LDK-ja”, tha nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj.
Ai tha se ky veprim i kryeministrit Kurti ka qenë i paligjshëm dhe i dëmshëm për Doganën.




















