Connect with us

Lajme

Pasi theri gruan u arratis, por rrugës u pendua! Detaje mbi vrasjen në Durrës

Publikuar

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në familjen Cuku në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Pasi 45 vjeçari Lulzim Cuku vra me thikë të shoqen, 33 vjeçaren me inicialet M.C, ai vendosi të arratisej për t’i shpëtuar policisë. Cuku është nisur drejt Dibrës por mesa duket është penduar dhe ka vendosur të vetëdorëzohet në komisariatin e Burrelit.

Përpara policisë së Matit, Cuku është shprehur se ishte penduar për krimin e rëndë, madje dhe se kishte tentuar vetëvrasjen.

Lulzim Cuku punonte si emigrant në Greqi dhe kishte njëfarë kohe që kishte mbërritur në Shqipëri. 45 vjeçari e ka qëlluar të paktën tre herë me thikë bashkëshorten e tij, nënë e tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur. Në momentin e krimit, të tre fëmijët kanë parë sesi i ati i vrau nënën.

Si shkak kryesor që solli vrasjen mendohet të ketë qenë xhelozia. Pritet që tashmë i arrestuar të jaoë versionin e tij të plotë të ngjarjes dhe motivet që e çuan në vrasjen e rëndë./Express

NA NDIQ NË FACEBOOK