Connect with us

Kosovë

Pas paralajmërimit për aktakuza, Specialja rrit edhe numrin e avokatëve

Publikuar

Gjykata Speciale ka njoftuar sot se shumë shpejtë do të nis ngritjen e aktakuzave.

Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Speciale. Ndërkohë kjo gjykatë ka shtuar edhe numrin e avokatëve

Dhomat e specializuara të Kosovës kanë publikuar listën e mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, që tashmë janë 174, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë avokatëve mbrojtës nga Kosova, janë edhe avokat të tjerë nga Evropa, SHBA-të dhe Kanada.

Më poshtë lajmi.net ua sjellë listën e plotë të avokatëve të akredituar nga Gjykata Speciale

       

NA NDIQ NË FACEBOOK