Connect with us

Kosovë

Pas 14 vitesh, Kurti si kryeministër shkon e i përkulet presidentit Rugova

Publikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  për herë të parën ka bërë homazhe te varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Pasi u përul te varri i tij, Kurti tha se në përvjetorin e 12-të Pavarësisë së Kosovës vlerësohet angazhimi politik dhe përpjekjet insistuese të Ibrahim Rugovës për liri e pavarësi.

“Si Kryeministër i Republikës të Kosovës, sot teksa shënojmë përvjetorin e 12-të të Pavarësisë kujtojmë Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore më 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002, dr Ibrahim Rugova zgjidhet sërish President i Kosovës, kësaj radhe president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo, ne vlerësojmë përpjekjet insistuese e institucionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë. U prehtë i qetë e në paqe”, deklaroi Kurti.

Kujtojmë se në të kaluarën , Albin Kurti nuk e ka njohur këtë kontribut të ish- presidentit Rugova për siç tha ai sot lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Madje Kurti kishte deklaruar se Rugova ka punuar kundër interesave të Kosovës.

Për të bërë homazhe te varri i ish- presidenti 14 vjet pas vdekjes së tij,  Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK