Connect with us

Lajme

Partitë po kalkulojnë me emrat për deputetë, filluan nominimet

Publikuar

me

Partitë politike po vazhdojnë të taktizojnë lidhur me listat e deputetëve dhe bartësit e këtyre listave. Nga BDI kanë filluar nominimet brendapartiake për kandidatët për deputetë dhe se së fundi janë zbardhur emrat e kandidatëve të nominuar nga disa degë, përcjell INA.

Siç dihet, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garojë në njësinë e 6 zgjedhore. Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pritet të fillojë procesi i nominimeve, ndërsa dihet se kreu i ASH-së, Ziadin Sela do të kandidohet në njësinë e 6 zgjedhore, dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi në njësinë e dytë zgjedhore. Nga Lëvizja BESA po ashtu po kalkulohet me listat për deputetë dhe se kjo parti pritet të vendos që të shkojë e vetme në zgjedhje apo në koalicion. Por ajo që dihet se kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të jetë bartës liste për deputetë në njësinë e 6 zgjedhore. Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të jetë bartës i listës partiake në këtë njësi, ku kryesisht maten forcat midis liderëve të partive. Bartësit e listave nuk dihen edhe tek partitë maqedonase. “Në periudhën mes 1 dhe 5 marsit do të bëhen të ditur bartësit, ndërsa një javë pas edhe listat për deputetë”, theksoi kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski. Ndërsa nga LSDM-ja në pushtet thonë se deri më datën 10 mars do të organizojnë kongres partiak, në të cilin do të shpalosen bartësit e listave dhe kandidatët tjerë për deputetë.(INA)

Advertisement

REKLAMA




Kosovë7 mins ago

75 vjet nga masakra e Tivarit

Kosovë5 hours ago

Ministri i Jashtëm i Italisë: Egoizmi nuk na përket neve, Shqipëria një mësim solidariteti

Sport5 hours ago

10 futbollistët e rinj që pritet ta “dominojnë” tregun e transferimeve gjatë verës

Kosovë5 hours ago

Kusari-Lila: LDK do ta kishte inicuar mocionin me ose pa Agim Veliun ministër

Kosovë5 hours ago

Flet infermieri shqiptar që shkoi të ndihmonte Italinë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

Kosovë5 hours ago

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

Sport6 hours ago

Di Maria: Shpërtheva në lot, Real Madrid më ndaloi të luaja në finalen e Botërorit

Kosovë6 hours ago

Mbreti tajlandez mbyllet në karantinë me 20 femra

Kosovë6 hours ago

Matoshi: Andi Bushati, edhe një hajvan tjetër nga Tirana që lyp gjakderdhje në Prishtinë

Sport6 hours ago

Alarmon shefi i lojtarëve të Serie A: Sezoni mund të anulohet

Kosovë6 hours ago

Ferizaj pa makina dhe qytetarë rrugëve gjatë orarit të ndalim qarkullimit

Sport7 hours ago

Dërgoi 30 mjekë në Itali, Edi Rama mesazh të gjithë Evropës: Duhet të veprojmë si Milani i Sacchit

Kosovë7 hours ago

Trump: SHBA nuk do të paguajë për sigurinë e Harry dhe Meghan

Kosovë7 hours ago

Besonin se do t’i shëronte nga koronavirusi, 300 njerëz vdesin në Iran duke pirë metanol

Kosovë7 hours ago

Drejtori Ramadani tregon se a po testohen për koronavirus personat me ndikim pa pasur simptoma

MË TË LEXUARAT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com