Sport
‘Panchina d’Oro’, ZYRTARE: Gasperini trajneri më i mirë në Itali

Çmimi ‘Panchina d’Oro’ i është ndarë trajnerit të Atalanta, Gasperini, shkruan lajmi.net.
Edicionit të 17-të të kësaj ceremonie i është gëzuar Gasperini, i cili është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Itali, edhe pse kishte një konkurrencë mjaft të fortë.
Emra si ai i Sinisa Mihajlovic dhe Massimiliano Allegri ishin ata që shiheshin në mesin e tre favoritëve.
Suksesi i Atalanta gjatë sezonit të kaluar, kualifikimi në Ligën e Kampionëve, si dhe vazhdimësia këtë edicion kanë bërë që Gasperini të fitojë këtë trofe. /Lajmi.net/





















