Connect with us

Lajme

PAMJET/ Mbërijnë në Turqi 42 personat e evakuuar nga Kina në mesin e tyre edhe studentja shqiptare

Publikuar

Në Ankara ka mbërritur avioni ushtarak që transportoi 42 persona, përfshirë edhe shtetasen shqiptare të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës për shkak të koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni transportues ushtarak A400M i Forcave të Armatosura të Turqisë i shndërruar në ambulancë për operacionin e evakuimit të planifikuar nga Ministria turke e Shëndetësisë pas operacionit të evakumit që ka zgjatur rreth 32 orë në kuadër të masave të marra është pozicionuar në pjesën më të largët pas hangareve në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara.

Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.

#Ankara, mbërrin avioni me 42 personat e evakuuar nga #Kina http://v.aa.com.tr/1721484

#Ankara, mbërrin avioni me 42 personat e evakuuar nga #Kina http://v.aa.com.tr/1721484

Gepostet von Anadolu Agency Shqip am Samstag, 1. Februar 2020