Lajme
Pamjet e aksidentit gjatë ndjekjes së një makine nga policia! Dëgjohen të shtëna me armë

Të paktën tre makina janë përplasur këtë të mëngjes në Krastë të Elbasanit, teksa policia ishte vënë në ndjekje të një makine.
Ndjekja e policisë ka nisur që në afërsi të Korçës, teksa makina e drejtuar nga personi që po ndiqej nga autoritetet është përballur në Elbasan me një postobllok të autoriteteve.
Por nga sa mësohet paraprakisht, makina e të dyshuarve është përplasur me postobllokun dhe në aksident është përfshirë dhe një makinë autoshkolle.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 5 persona, përfshi këtu dhe një efektiv i policisë. Po paraprakisht mësohet se të dyshuarit kanë qëlluar dhe me armë.
Më poshtë disa nga pamjet e përcjella nga News24./Express





















