Kosovë
Pal Lekaj për Sami Kurteshin: Populli thotë se ‘kur rrin me fëmijë, përfundon i lagur’

Sami Kurteshi nga VV-ja ka hedhur akuza e fyerje ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj, duke mos ia përmendur emrin, pasi ky i fundit po këmbëngulë që të mos hiqet taksa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë.
Përmes një statusi në Facebook, Kurteshi me titull ‘Marrëzia e hajnit budalla’, ka thënë se ata që i falën tokë Malit të Zi dhe votuan Gjykatën Speciale, tash po kërkojnë nga kryeministri Kurti që t’i zhbëjë ato.
“Tash po çirren, përqyrren e jargaviten: Albini le ta kthen tokën që ne ia dhamë-falëm Malit të Zi, le ta zhbën Gjykatën Speciale që e bëmë ne, sepse ai ka qenë kundër tyre! O hajna të marrë, Albini ka thënë mos gjuani gurë të fëlliqur në pusin e ujit”, shkruan në Facebook-un e tij Kurteshi.
“MARRËZIA E HAJNIT BUDALLA Çfarë thonë ata që me votën e punën e tyre i dhanë-falën tokë Malit të Zi me demarkacionin dhe ata që e krijuan Gjykatën Speciale? Tash po çirren, përqyrren e jargaviten: Albini le ta kthen tokën që ne ia dhamë-falëm Malit të Zi, le ta zhbën Gjykatën Speciale që e bëmë ne, sepse ai ka qenë kundër tyre! O hajna të marrë, Albini ka thënë mos gjuani gurë të fëlliqur në pusin e ujit. Ju megjithatë i gjuajtët gurët në pus! Nuk thotë populli kot e rastësisht: “Një budalla e gjuan gurin n’bunar, njëqind t’menqëm nuk mund ta nxjerrin,” E kur budallenjtë janë edhe hajna, mozomakeq! Kot e keni!” , ka shkruar Kurteshi.
Ndaj këtyre akuzave e fyerjeve, ka reaguar Pal Lekaj i AAK-së duke thënë se tashmë ka ardhur dita për ti parë marrëzitë e VV-së.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se është VV-ja ajo e cila do ta sjellë në Kosovë Serbinë, sepse siç thekson ai nuk keni mundësi të tjera. Tuje Lekaj i ka quajtur hipokrit partinë e Kurteshit duke thënë se janë ata të cilët i bëjnë punët e mira, aq keq sa populli nuk ua kupton hilet.
“Ka ardh dita me i pa marrëzitë tuaja. Veç gjuha jote e përdorur në reagim te jep me kuptu çfarë niveli qeverisës kemi sot në Kosovë. Nëse i referohemi popullit, ai thotë edhe, “kur rrinë me fëmijë përfundon i lagur”. Ju veç Serbinë do ta ktheni në ketë vend, nuk keni as mundësi, e as guxim me kthy asgjë tjetër. Kosova nuk ua ka borxh asnjë veprim që e çimenton rrezikun e shpërbërjes, sepse ju si hipokrit që jeni, i bëni aq keq punët e mira e aq mirë i interpretoni punët e këqija sa vështir t’ua kuptoj populli hilen. Por këtu do të jemi, e do ta shohim versionin me të keq qeverisës që i ka ndodhur ndonjëherë Kosovës”, ka thënë Lekaj për Periskopin/






















