Lajme
Paketa anti-KÇK, shumica voton sot ligjin për agjencinë

Qeveria dërgon në Kuvend një tjetër nismë të paketës anti-KÇK, ligjin për agjencinë që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë do të votohet që projektligji të futet me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit në datat 20-21 shkurt, të diskutohet ne komisione dhe më 5 mars të votohet në seancë plenare.
Burime të A2 konfirmojnë se në të njëjtën datë është parashikuar të votohet dhe akti normativ mbi bazën e të cilit po vepron OFL (Operacioni Forca e Ligjit).
Sot do të votohen dhe ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për mënyrën e betimit të anëtarëve të saj.
Po ashtu dhe ndërhyrjet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i dhënë më shumë kompetencë ILD në hetimin dhe ndëshkimin e magjistratëve për të cilët raportohen shkelje./ A2 CNN




















