Kosovë
Pacolli i lënduar: Megjithatë, faleminderit Xhamajka

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj lajmit për njohjen e Xhamajkës, ku fillimisht për këtë njohje njoftoi presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq u demantua më vonë nga ministrja e jashtme e Xhamajkës.
Pacolli përmes një postimi në Twitter ka falenderuar Xhamajkën, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka njohur shtetin tonë.
“ Sidoqoftë faleminderit Xhamajkë , faleminderit ministre Kamina Johnson-Smith, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të
mbesin përgjithmonë miq të besuar të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Periskopi/






















