Connect with us

Kosovë

Pa mbrojtje dhe në këmbë, Avdullah Hoti shkon në punë

Publikuar

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, mëngjesin e sotëm është parë duke shkuar në vendin e tij të punës pa mbrojtje institucionale dhe krejtësisht i vetëm.

Pak para orës 08:00, Hoti është parë i vetëm në sheshin “Nënë Tereza”, duke shkuar kah ndërtesa e qeverisë.

Hoti duket se nuk ka pranuar mbrojtje të afërm apo veturë zyrtare për të shkuar në punë, pavarësisht se një gjë e tillë i lejohet plotësisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK