Connect with us

Kosovë

Osmani me gratë nga ‘Thirrjet e nënave’: Ato nuk identifikoheshin me atë se me kush janë, por kush u mungon

Publikuar

me

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, së bashku me nënkryetaren Arbërie Nagvaci, kanë takuar përfaqësueset e organizatës ‘Thirrjet e nënave’.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ’ato nuk identifikoheshin me atë se kush janë, por me atë se kush ju mungon’.

Osmani ka thënë se institucionet e vendit e kanë përgjegjësi që këtyre grave t’ua heqin dhimbjen dhe barrën me të cilën ato ngarkohen.

“Dhimbjen për të dashurit do ta kenë gjithmonë, por nëse ne ua heqim barrën e përgjegjësisë për vënie të drejtësisë, ato do të ndihen më të lehtësuara. Ne si institucione duhet t’ua heqim këtë barrë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë i Osmanit:

Sot, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërien, takuam përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave.” Kur morën të prezentohen, ato s’identifikoheshin me atë se kush janë, por me ate se kush ju mungon. Në njërën anë, njëra s’kishte djalin; një tjetër s’kishte burrin, dy djemtë, dhe tre kunetët. Tjetra ishte pa dy djemtë; e katërta s’kishte burrin dhe kunetët. Në anën time tjetër, njëra kishte humbur burrin dhe dy djemë; tjetra burrin.

Privimi nga afërsia fizike me më të dashurit e tyre i kishte afruar shpirtërisht më afër tyre. Ato kishin pushuar të ekzistonin si njerëz të zakonshëm me ëndërra dhe frustrime; tash ndiheshin veç si mjet për të sjellë drejtësinë në vend për ta. Dy herë viktima, mendova. Njëherë viktima të privimit nga më të dashurit e tyre, e njëherë viktima të barrës së papërballueshme që kanë mbi supe për të sjellë drejtësinë në vend për ta. Dhimbjen për të dashurit do ta kenë gjithmonë, por nëse ne ua heqim barrën e përgjegjësisë për vënie të drejtësisë, ato do të ndihen më të lehtësuara. Ne si institucione duhet t’ua heqim këtë barrë. Ua kemi borxh.

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com