Shëndetësi
Osmani: Krasniqi dhe Gjakova inspirim për të gjithë njerëzit e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është gëzuar për fitoret që kanë korrur xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Grand Slam të Parisit.
Ajo ka uruar që të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për Kosovën duke shtuar “se për çdo rënie tonën, ne do ngritemi përsëri”, transmeton Klan Kosova.
“Sot e nisa ditën duke bërë homazhe për një yll që u shua, mbretëreshën e muzikës shqipe. Po e përmbylli këtë ditë duke festuar për dy yje që po shëndrisin, xhudistet Distria dhe Nora. Le të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për vendin tonë: se për çdo rënie tonën, ne do ngritemi përsëri”.
klankosova.tv





















