Connect with us

Lajme

OBSH: Ka ende shumë pikëpyetje mbi koronavirusin

Publikuar

më

Numri i rasteve të personave të konfirmuar si bartës të koronavirusit në Kinë u rrit me gati 4 mijë ndërsa ai i vdekjeve me rreth 75, brenda një dite.

Deri tani shifrat e përgjithshme flasim për mbi 31.200 njerëz të infektuar dhe 636 që kanë humbur jetën. Ndërsa virusi vazhdon të përhapet, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se është ende shumë herët të thuhet nëse shpërthimi i virusit ka arritur pikën kulmore edhe pse të mërkurën numri i përgjithshëm i rasteve të reja ra për herë të parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se shifrat kanë pësuar një rënie të lehtë.

“Kur e shihni këtë grafik duket sikur numri nga dita në ditë po rritet, por shifra aktuale e raportuar sot, në krahasim me numrin e raportuar dje ka pësuar rënie. Nuk do të thotë asgjë, por të paktën nuk po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Media zyrtare njoftoi se në Wuhan të Kinës një foshnje u diagnostikua me koronavirus 36 orë pas lindjes, i infektuari në moshën me të re deri më tani.

Nëna e foshnjes rezultoi pozitive pas testit për virusin përpara lindjes. Mjeku Zeng Lingkong i spitalit të Fëmijëve në Wuhan tha se është e pamundur të konfirmohet nëse virusi u transmetua në barkun e nënës apo pas lindjes.

“E ndamë menjëherë foshnjën nga nëna pas lindjes dhe po e ushqyejmë në mënyrë artificiale”, thotë Zeng Lingkong, i spitalit të Fëmijëve në Wuhan.

Po të enjten një shtetas britanik u konfirmua se ishte prekur nga koronavirusi pas kthimit të tij nga një vend aziatik. Raste si ky tregojnë se rreziku i prekjes nga virusi është i lartë për një zonë më të gjerë.

“Më parë rreziku që dikush të infektohej jashtë Kinës ishte shumë i ulët dhe vetëm në rrethana mjaft të kufizuara këshillonim kryejen e testeve. Por tani këshillojmë testimin për një zonë më të gjerë gjeografike”, thotë një zyrtar i lartë i shërbimit mjeksor në Londër Chris Whitty.

Zyrtarët kanë ende nevojë për më shumë informacion që do t’i ndihmonte ata t’i jepnin fund përhapjes së mëtejshme të virusit thotë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ne nuk e dimë burimin e shpërthimit, nuk e dimë se cili është rezervuari natyror i tij dhe nuk e kuptojmë siç duhet aftësinë e tij për t’u transmetuar apo shkallën e rrezikshmërisë së tij. Që ta ndalim, kemi nevojë t’u japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve”, thotë Tedros A. Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Kjo është arsyeja thotë ai pse OBSH-ja po organizon një forum botëror disa ditor që do t’i shërbejë identifikimit dhe koordinimit të përpjekjeve në fushën e kërkimit, gjetjes sa më shpejt të jetë e mundur të terapisë apo vaksinës që lufton virusin.

Lajme5 minutes ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni46 minutes ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri58 minutes ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme2 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

Lajme2 hours ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Kosovë2 hours ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme2 hours ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme3 hours ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme3 hours ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni3 hours ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme3 hours ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

NA NDIQ NË FACEBOOK