Connect with us

Sport

Nuk kanë fund telashet te Barcelona, operohet një tjetër futbollist

Publikuar

më

Nuk kanë fund telashet dhe problemet në skuadrën e Barcelonës. Jo vetëm në ekipin A, por edhe në atë B, problemi i dëmtimeve ka prekur në masë lojtarët e sulmit.

Një lajm i keq për katalanasit, por një shans që shtohet çdo ditë e më shumë që Rei Manaj të ketë fatin të debutojë përkrah Lionel Mesit & Co. Dje, sulmuesi i skuadrës B, Hiroki Abe, është operuar për shkak të një dëmtimi në tendinë ashtu si Osman Dembele. Në të njëjtën klinikë ku u operua edhe ky i fundit, lojtari i skuadrës B ka bërë ndërhyrjen e tij dhe do të duhet që të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Abe ishte një nga lojtarët që përflitej si një alternativë për Setienin në repartin e avancuar të Barcelonës A, por tashmë bie edhe kjo pistë. Fakti që në Barcelonën B kanë mbetur vetëm katër sulmues, mes tyre Manaj, bën që shqiptari të ketë gjithnjë e më shumë shanse dhe shpresë për të marrë minuta përkrah Mesit. Reparti i sulmit është ai që ka më shumë probleme dhe e ka të vështirë për të mbijetuar. Me dëmtimet e Suarezit dhe Dembelesë, Mesi dhe Grizman janë të vetëm përpara rrezikut.

Për fatin e mirë të Barcelonës, është duke shkëlqyer Ansu Fati dhe po udhëheq katalanasit në repartin e avancuar. Tani mbetet vetëm që Manaj të presë fatin për të qenë në pankinë me skuadrën A të katalanasve dhe pse jo, të jetë një prej zëvendësimeve të përzgjedhura nga Setien./panorama/

Shqipëri17 minutes ago

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Lajme1 hour ago

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Maqedoni3 hours ago

Kryeministri le ta respektojë vetë Kushtetutën, pastaj të kërkojë respektim nga ne!

Shqipëri3 hours ago

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Maqedoni5 hours ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri6 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme6 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme6 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë8 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni8 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri8 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

NA NDIQ NË FACEBOOK