Connect with us

Sport

Nuk ka fitues në ndeshjen Wolverhampton – Leicester

Publikuar

me

Në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë, Wolverhampton dhe Leicester kanë luajtur baras pa gola, shkruan lajmi.net.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre për shënimin, por nuk arritën që të konkretizonin asnjë nga këto raste.

Wolves pati mundësinë që të shfrytëzonte rastin për fitoren, pasi në minutën e 76’ Hamza Choudhury u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, Leicester arritën të mbajnë portën e paprekur, për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje e vështirë, në një terren të vështirë.

Leicester me këtë barazim shkon në 50 pikë për pozitën e tretë në tabelë, kurse Wolverhampton numëron 36 pikë në pozitën e shtatë. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com