Connect with us

Lajme

Njohja e patentë shoferëve në Gjermani, Rama: Durim edhe pak, provimin e kemi kaluar me sukses

Publikuar

Në një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dijeni atë që ai e cilëson “një lajm të mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani.”

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”, shkruan Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK