Connect with us

Sport

Njihuni me Terens Puhirin, lojtari më i shpejtë në botë momentalisht?

Publikuar

më

Është Terens Puhiri, lojtar që luan në ligën e parë në Indonezi, i cili befasuar me një sprint të bërë në një ndeshje të këtij kampionati, me ç’rast shënoi gol me portën e boshatisur.

Iu deshën shumë pak sekonda për t’i përshkuar dikur rreth 30 metra distancë, shpejtësi kjo që i la të shtangur futbollistët e ekipit kundërshtarë.

Pas një topi të rrëmbyer nga kufiri i zonës së ekipit të tij, Puhiri shpërthen duke e djegur në vrap mbrojtësin e fundit dhe portierin, i cili, as ai nuk arriti dot ta ndalte.

Me këtë rekord, lojtari hyn në listën e futbollistëve më të shpejtë momentalisht në botë, duke e gjetur në podium edhe sulmuesin, Erling Haaland, i cili bëri një vrapim me shpejtësi marramendëse të martën kundër PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK