Connect with us

Kosovë

Një serb në Istog arrestohet për krime lufte

Publikuar

me

Mediat serbe po raportojnë për arrestimin e Zharko Zariq nga Istogu për krime lufte.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Speciale ka shoqëruar në stacionin policor një person të nacionalitetit serb”, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha.

Sipas mediumit në gjuhën serbe KosovoOnline ishte kthyer në Kosovë para tri vjetësh, derisa para se të kthehej ai kishte kaluar të gjitha verifikimet gjyqësore e të sigurisë. Para luftës në Kosovë dhe bombardimeve në Serbi e RF të Jugosllavisë nga NATO, Zariq kishte punuar si polic.

Për këtë lajm ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, duke thënë se ky rast është “një shembull brutal i instrumentalizimit të gjyqësorit në Kosovë në një fushatë të frikësimit sistematik të popullit serb në krahinë”.

Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të Zharko Zariq ose sigurimin e provave të besueshme se ai ishte i dyshuar në mënyrë të arsyeshme për një krim të rëndë, megjithëse, siç thekson ai, tre vjet më parë, shkruan Tanjug.

 

Advertisement

MË TË LEXUARAT