Connect with us

Lajme

Londër/ Një plak theret në qafë derisa po e thoshte ezanin në xhami (VIDEO)

Published

on

Një sulm terorist ka ndodhur në Londër. Një burrë është therë me thikë në qafë derisa po falej në xhami bashkë me besimtarët e tjerë në Londër, ka konfirmuar policia.

Oficerët ishin thirrur në vendin e shenjtë rreth orës 3.10 të pasdites [4.10 koha jonë lokale], për ta gjetur një burrë në të shtatëdhjetat me plagë në qafë.

Siç raporton Daily Mail, dëshmitarët thanë që viktima ishte muezini, i cili i thërriste ezanin në Xhaminë Qendrore të Londrës – një nga xhamitë më të mëdha të qytetit – afër Parkut të Regent.

Një dëshmitar tha që i dyshuari ishte i rregullt në xhami, duke shtuar se viktima ishte goditur me thikë në shpatullën e djathtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK