Connect with us

Lajme

Një lagje e tërë në Saraj mbetet tash e disa ditë pa rrymë

Publikuar

Po bëhen gati një javë kurse një lagje në komunën e Sarajit vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike, raporton Zyrtare.net

Banorët e zonës afër shkollës së mesme, theksojnë se janë ankuar në kompaninë përgjegjëse EVN, por këta të fundit nuk japin detaje se përse në këtë sezon dimëror nuk bëjnë zgjidhje për këta banorë.

Banorët e kontaktuar nga Zyrtare.net thanë se nëse nuk zgjidhet problemi i tyre do të dalin në protesta./zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK