Lajme
Një i dyshuar me koronavirus po mbahet në klinikën infektive në Shkup

Një person dyshohet raportua me koronavirus dhe gjendet në repartin infektiv në Shkup ku po i bëhen analiza të detajuara, transemton zyrtare.net
I dyshuari ka arritur nga Milano në Shkup. Ka kaluar në aeroportin e Shkupit ku i është nënshtruar kontrollit të aparatit termik por se nuk ka patur ndonjë temperaturë të theksuar apo simptoma të gripit. Pas shkuarjes në shtëpi i njejti ka paraqitur simptomat e para.
Pacienti në fjalë është pranuar rreth orës 22 në klinikën e Shkupit dhe po mbahet nën izolim. Rezultatet priten në dy orët e ardhshme dhe menjëherë do të informojmë opinionin./ Zyrtare.net
















