Connect with us

Kosovë

Një burrë arrestohet pasi detyroi gruan të shikonte serial që ta kuptonte racizmin

Publikuar

Një burrë me ngjyrë nga Ajoua [Iowa] është akuzuar se ka detyruar një grua që të shikojë mini-serialin “Roots,” [Rrënjët], në mënyrë që ajo ta kuptonte më mirë racizmin.

Robert Lee Noye, 52 vjeçar, do të përballet me akuzat për ngacmim dhe burgosje false, sipas Greg Buelowit, zëdhënës për siguri publike në Cedar Rapids.

Të hënën, Policia e Cedar Rapids ishte dëguar në një zonë në qytet pasi mori një thirrje emergjente me “shumë britma,” thuhej në deklaratën e policisë, përkthen Periskopi nga NBC.

Policët ishin të aftë që ta gjenin shtëpinë duke përdorur GPS. Kur mbërritën, një burrë i bërë xurxull nga alkooli, më vonë i identifikuar si Noye, e çeli derën.

Brenda shtëpisë u gjetën një grua 37 vjeçare dhe një vajzë 12 vjeçare duke qarë brenda, deklaroi më tej policia.

Gruaja i tha policisë që Noye e kishte sulmuar gjatë gjithë natës duke e detyruar që ta shikonte bashkë me të mini-serialin “Rrënjët” për ta kuptuar më mirë racizmin.

Noye më pas ishte arrestuar dhe tashmë rrezikon vite të tëra burg./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK