Connect with us

Ndryshe

Ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri/ Reagon vajza e audiomesazhit që “çmendi” rrjetin

Publikuar

me

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar në rrjet nje audio mesazh i një vajze e cila tregonte se në Shqipëri ka mbi 12 raste me koronavirus.

Audio mesazhi ka përhapur panik tek të gjithë njerëzit si dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Autorja e audios thotë se është identifikuar dhe është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.

Ajo ka kërkiar që audio të fshihet pasi është bërë problem i madh

“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”, thotë vajza në audion e dytë./CNA.al

Advertisement

MË TË LEXUARAT