Connect with us

Kosovë

Nga Wuhani në Tiranë, studentja shqiptare në Kinë rrëfen frikën e koronavirusit

Publikuar

Silva Doçi është studentja shqiptare në Wuhan të Kinës, e cila shpëtoi për mrekulli të preket nga virusi, që është përhapur me shpejtësi në dhjetëra vende të botës, e që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Pas frikës në Wuhan, vështirësive për t’u kthyer në shtëpi e karantinës në Turqi, Silva ishte e ftuar në “Dita Jonë” mëngjesin e sotëm, ku tregoi aventurën e saj.

“Informacionet e para i morëm në fund të dhjetorit, por nuk u shqetësuam. Nga mesi i janarit, situata ndryshoi dhe informacionet ishin më të shumta dhe nisi izolimi.

Wuhani është një qytet me gjallëri. Motoja e tij është Wuhani çdo ditë ndryshe. Ishte një e papritur për të gjithë. Në ditët e para njerëzit vërshuan në supermarkete. Po ashtu, u rrit interesi për maskat, ku dhe atje çmimi u rrit. Unë u izolova në dhomën e konviktit. Në universitet nuk pati asnjë rast të konfirmuar.

Të kesh frikë nuk është turp. Duhet të ndjekim personat e kualifikuar për të na dhënë këshilla. Nga eksperienca ime, unë do të thosha që nëse koronavirusi do të shfaqej në Shqipëri, duhet të tregonim shumë kujdes me higjienën personale”.

Më tej, Silva tregon për aventurën e saj, e se si erdhi në Shqipëri. “Wuhani është mbyllur më 23 janar dhe aty nisën edhe shqetësimet e shtetasve të huaj për të gjetur mënyra për të dalë jashtë tij. Të gjitha shtetet filluan përpjekjet e tyre. Në rastin tonë, duhej një shtet i fuqishëm për të ndihmuar. Nga Shqipëria qëllova të isha vetëm unë, Turqia po përpiqej të merrte shtetasit e saj dhe unë isha bashkë me ta. Unë kreva kontrollin në Wuhan dhe rezultova negative, por edhe gjatë rrugës mund të merrej virusi. Më pas, qëndrova për 14 ditë në Ankara, në karantinë. Ishte një spital që u rihap vetëm për ne”, tregoi Silva.

Shëndetësi2 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme2 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK