Sport
Nga Interi te Interi, shikoni sa ndeshje ka Lazio që nuk njeh humbje në kampionat

Bardhkaltrit e drejtuar nga Inzaghi po tregojnë një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa deri në këtë fazë të kampionatit kanë grumbulluar 53 pikë, vetëm 1 më pak se Interi dhe Juventusi që kryesojnë kampionatin.
Për sa i përket statistikave, Lacio nuk njeh humbje në kampionat që nga 25 shtatori i vitit të kaluar.
Pikërisht në atë ndeshje lacialët u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Interi, me të cilët do të përballen këtë fundjavë.
Që nga ajo kohë, kryeqytetasit kanë zhvilluar 18 ndeshje, ku kanë marrë 14 fitore dhe 4 barazime. /Lajmi.net/






















