Connect with us

Kosovë

Nga 100% taksë në inspektime e testime shtesë: Ja çka do t’iu bëj Reciprociteti produkteve serbe

Publikuar

me

Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar heqjen e tarifës doganore ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe vendosjen e masës së reciprocitetit tregtar, ekonomik e politik.

Në vitin 2017, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova eksportonte drejt Serbisë rreth 48 milionë euro mallra ndërsa Serbia eksportonte drejt nesh mallra me vlerë prej mbi 450 milionë eurosh.

Ky deficit tregtar i është atribuuar kryesisht kapaciteteve më të dobëta prodhuese në Kosovë, por po ashtu edhe barrierave jotarifore të vendosura nga shteti serb.

Me masën e reciprocitetit do të nënkuptonte që edhe Kosova do t’i vendoste të njëjtat barriera jotarifore, shkruan Periskopi.

Sipas një “Dokumenti mbi Politikat” – përgatitur nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2015, e mbështetur edhe nga një projekt i BE-së me titullin “Asistencë teknike Zhvillimit të Mëtutjeshëm të Politikës Tregtare të Kosovës” – del se vendi ynë ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon.

“Disa nga këto vështirësi kanë të bëjnë me barrierat tregtare.” – thuhet në hyrje të dokumentit në fjalë.

Aty identifikohen barrierat e përdorura nga Serbia si “barriera Jo-Tarifore, Barriera Teknike në Tregti dhe Standardet/Masat Sanitare dhe Fito-Sanitare. Veç këtyre, po ashtu thuhet se tranziti i produkteve kosovare nëpër Serbi përballet edhe me pengesa administrative.

Në pjesën e mëtejme deklarohet se Serbia ka vendosur shumë procedura dhe kërkesa testimi ndaj produkteve kosovare, më tej edhe procese të gjata të inspektimeve, e po ashtu edhe me “sic” pengesa të papritura të ngritura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Serbisë.”

MTI-ja në atë kohë ankohej se një gjë të tillë, Serbia nuk ia kërkonte vendeve në zhvillim e prodhuesve më të mëdhenj, por vetëm Kosovës dhe vendeve tjera të tranzicionit.

Duke qenë se Kosova nuk ka kapacitet e njëjta inspektuese si Serbia, është e vështirë të kuptohet se si do të vendosej reciprociteti në fjalë – duke qenë se shumica e formave të barrierave nuk janë të standardizuara. /Periskopi

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com