Kosovë
Nexhmije Pagarusha kishte rrëfyer se si në fillimet e karrierës nuk guxonte të dilte as në rrugë

Në moshën 86 vjeçare ka vdekur ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Ajo për shumë vite e argëtoi publikun me hitet e saj që do jenë të pavdekshme sot e 100 vjet, shkruan Syri Kosova.
Në ditën e parë të vdekjes, për humbjen e Nexhmijes shprehen ngushëllime shumë këngëtarë, politikanë, e artistë tjerë.
Mirëpo, nëse kthehemi në kohë dhe e shikojmë ndonjë intervistë që ajo ka dhënë, fillimet e Nexhmijes nuk kanë qenë fare të lehta.
Në një intervistë dhënë për Prive, në vitin 2012, Nexhmija ka treguar se si publiku i asaj kohe e quajtën femër pa moral, madje tha se nuk ka dal as në rrugë për shkak të ofendimeve që ka marrë.
“Për njerëzit, për publikun e gjerë kemi qenë femra pa moral. Kështu kanë mendu atëherë. Unë kam pas problem të tilla dhe çuditëm se si i kam përballu, po, sigurisht kam qenë e re. Bile, nganjëherë me vinte turp me dal në rrugë se e dijsha se çka me gjenë. Me m’shtremu e qysh po këndoj e s’di çka tjetër” ka theksuar Nexhmija.




















