Connect with us

Bota

Në mars do të mbahet gjyqi për korrupsion ndaj Netanyahu-t

Publikuar

me

Gjyqi për korrupsion i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu do të fillojë më 17 mars, njoftoi një gjykatë izraelite. Zoti Netanyahu akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në një numër rastesh, në të cilat dyshohet se ka pranuar dhurata të majme nga miqtë e tij miliarderë dhe ka shkëmbyer favore për të siguruar një mbulim më pozitiv nga mediat.

Në një deklaratë të shkurtër, gjykata tha se zoti Netanyahu pritet të marrë pjesë në seancën e hapjes. Më 2 mars Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet kombëtare, të tretat në më pak se një vit.

Udhëheqësi i opozitës Benny Gantz thotë se ai do të punojë për të përmirësuar lidhjet me Partinë Demokrate të Shteteve të Bashkuara, nëse i fiton zgjedhjet kombëtare që mbahen muajin tjetër. Ish shefi i shtabit të ushtrisë akuzoi kryeministrin Netanyahu për shpërfillje të marrëdhënieve me të dyja partitë, duke marrë si favor mbështetjen ekskluzive të Partisë Republikane të Presidentit Donald Trump.

Në prag të zgjedhjeve të treta kombëtare në më pak se 12 muaj, zoti Netanyahu i ka theksuar së tepërmi marrëdhëniet e tij me Presidentin Trump dhe është akuzuar se është armiqësuar me demokratët. Si Gantz ashtu edhe Netanyahu kanë bërë thirrje për mbështetje nga të dyja partitë për Izraelin në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet parazgjedhore tregojnë se as Gantz dhe as Netanyahu nuk kanë shanse të qarta për të fituar shumicën parlamentare./VOA/

Advertisement

REKLAMA




Kosovë12 mins ago

75 vjet nga masakra e Tivarit

Kosovë5 hours ago

Ministri i Jashtëm i Italisë: Egoizmi nuk na përket neve, Shqipëria një mësim solidariteti

Sport5 hours ago

10 futbollistët e rinj që pritet ta “dominojnë” tregun e transferimeve gjatë verës

Kosovë5 hours ago

Kusari-Lila: LDK do ta kishte inicuar mocionin me ose pa Agim Veliun ministër

Kosovë5 hours ago

Flet infermieri shqiptar që shkoi të ndihmonte Italinë: Vijnë avionë me të infektuar, nuk numërohen

Kosovë6 hours ago

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

Sport6 hours ago

Di Maria: Shpërtheva në lot, Real Madrid më ndaloi të luaja në finalen e Botërorit

Kosovë6 hours ago

Mbreti tajlandez mbyllet në karantinë me 20 femra

Kosovë6 hours ago

Matoshi: Andi Bushati, edhe një hajvan tjetër nga Tirana që lyp gjakderdhje në Prishtinë

Sport6 hours ago

Alarmon shefi i lojtarëve të Serie A: Sezoni mund të anulohet

Kosovë6 hours ago

Ferizaj pa makina dhe qytetarë rrugëve gjatë orarit të ndalim qarkullimit

Sport7 hours ago

Dërgoi 30 mjekë në Itali, Edi Rama mesazh të gjithë Evropës: Duhet të veprojmë si Milani i Sacchit

Kosovë7 hours ago

Trump: SHBA nuk do të paguajë për sigurinë e Harry dhe Meghan

Kosovë7 hours ago

Besonin se do t’i shëronte nga koronavirusi, 300 njerëz vdesin në Iran duke pirë metanol

Kosovë7 hours ago

Drejtori Ramadani tregon se a po testohen për koronavirus personat me ndikim pa pasur simptoma

MË TË LEXUARAT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com