Kosovë
Në FSK dy ceremoni të ndara, Osmani e Kurti veç dhe Presidenti Thaçi veç

Në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’, do të organizohen dy ceremoni të ndara që janë organizuar nga protokolli i shtetit.
Në ceremoninë e parë të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ndërkaq në ceremoninë e cila pritet të mbahet nga ora 16:00, ushtarëve të FSK-së, pritet t’iu drejtohet presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Presidenti ndodhet ende jashtë vendit, dhe besohet se kjo është arsyeja pse ai nuk mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit.






















