Lajme
Në Bruksel nënshkruhet marrëveshja e grantit 15 milionë eurosh për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nënshkruar marrëveshjen e Grantit prej 15 milionë euro të Komisionit Evropian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.
Firmosja e ujdisë është bërë në Bruksel, ku po mbahet edhe konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.
Atje janë mbledhur mbi 100 shtete të cilët do të njihen me situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, raporton Tch.



















