Connect with us

Kosovë

Ndryshojnë temperaturat, ​moti për pesë ditët e ardhshme

Publikuar

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.

Reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK